Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku: Mbi 320 mijë fëmijë pa mësim, Kurti zgjedh të largohet në Japoni – s’di të qeverisë

NULL NULL
27.09.2022 10:31

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, për vizitën në Japoni me rastin e ceremonisë së varrimit të ish-kryeministrit, Shinzo Abe.

Abdixhiku konsideron se Kurti ka zgjedh të largohet në Japoni në kohën kur mbi 320 mijë fëmijë tash e një muaj janë pa mësim, duke e konsideruar këtë si paaftësi dhe papërgjegjësi nga ana e tij, njofton Klankosova.tv.

“Mbi 320 mijë fëmijë tash e një muaj janë pa mësim – rrinë në shtëpi – por Kryeministri i Kosovës zgjedh të largohet për në Japoni. Paaftësi dhe papërgjegjësi! Ky njeri nuk di të qeverisë! Asnjëherë në Kosovë, në kohë paqeje, mësimi nuk është ndërprerë kaq gjatë. Asnjëherë më parë fëmijët kosovarë nuk kanë pësuar me kaq pandjeshmëri. Kjo më nuk është gjendje normale. Fëmijët, familjet, mësimdhënësit e vet shteti s’mund të dëmtohen me kaq lehtësi. Kujt i duhen fajësimet, ofendimet e egot individuale kur në fund mbesim në krizë?”

Abdixhiku, mes tjerash, thotë se Kosova ka nevojë për vëmendje e udhëheqje të matur politike.

“Kosova ka nevojë për vëmendje e udhëheqje të matur politike. Kosova ka nevojë për lidership që jep zgjidhje, menaxhon kriza e përgatitë vendin për betejat e madha përpara – në energjetike, inflacion, shëndetësi e ekonomi. Ikja nga këto ballafaqime është veç papërgjegjësi”, ka shkruar ai në Facebook.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.