11:07, 22 Shkurt 2020

Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Komuna e Prishtinës duhet ta anulojë vendimin  për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Badovcit, transmeton Klan Kosova.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook deklaroi se Qeveria është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit.

“Duke u thirrur në Ligjin për Ujërat e Kosovës, mbështetur në Vendimin e Qeverisë për zonat e mbrojtura në Liqenin e Badovcit, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka obliguar Komunën e Prishtinës që të bëjë anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Badovcit”.

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit. Mbi të gjitha, është e interesuar të dëgjojë zërin e padëgjuar të aktivizmit qytetar, që këtë herë ishte përcaktues në ngritjen e alarmit me kohë”, ka shkruar Abdixhiku.

Konkurs Pune

Lexo më shumë