Abdixhiku: Janë identifikuar 2 mijë qytetarë nga Kosova të ngujuar jashtë vendit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku: Janë identifikuar 2 mijë qytetarë nga Kosova të ngujuar jashtë vendit

NULL NULL
21/04/2020

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media ka folur lidhur me procesin e kthimit të qytetarëve nga vendet e jashtme të cilët kanë mbetur të ngujuar në vendet tjera për shkak të pandemisë me Covid-19.

Abdixhiku tha se kthimet do të bëhen në mënyrë të kontrolluar.

“Nga 17 marsi Qeveria e ka autorizuar ministrinë tonë, Ministrinë e Shëndetëisë, Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës të bëj kthimin e kontrolluar të qytetarëve të ngujuara jashtë. Si koordinator i përcaktuar me vendim të veçantë qeverisës ne kemi ndërtuar një model kthimi që për bazë ka marr nevojat e qytetarëve dhe të ruajtjes së shëndetit publik “.

Ai theksoi se janë identifikuar rreth 2 mijë qytetarë nga Kosova që kanë mbetur në vendet e tjera.

“Ne kemi ndëruar një model tri komponentësh. Fillimisht Ministria e Punëvë të Jashtme, nëpërmjet ambasadave ka bërë identifikimin e kërkesave të qytetarëve për kthim. Janë identifikuar 2000 qytetarë të ngujuar jashtë.

Më pas janë kategorizuar si raste urgjente për kthim. Te rastet e tjera atyre do të iu vazhdohet leja e qëndrimit.

“Ministria e Shëndetësisë në anën tjetër ka shndërruar Qendrën e Studentëve në Qendër Karantine dhe ka organizuar mirëmbajtjen shëndetësore. Secili i kthyer nga vendet e jashtme qoftë nëpërmjet rrugëve ajrore, tokësore janë vendosur në këtë karantinë”.

“Kthimi dhe vendosja e qytetarëve këtu është bërë në bazë të listave prioritare të kthimit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Shëndetësisë “.

” Dje është organizuar një fluturim nga Zvicra, ku janë kthyer 106 qytetarë. Sot pritet të kthehen edhe 120 qytetarë nga Turqia “.

Ai njoftoi se gjatë javës do të kthehen edhe nga vendet e tjera si: Gjermania, Çekia dhe Polonia.

Konferencë e Ministrit në detyrë të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku

Konferencë e Ministrit në detyrë të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku

Publiée par Klan Kosova sur Mardi 21 avril 2020