Abdixhiku i reagon sërish Kurtit për pagat, thotë se po e bën dallimin! NULL NULL 29.10.2024 19:16 29.10.2024 19:16 Kryetari i LDK-se, Lumir Abdixhiku Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka reaguar sërish, kryeministrit, Albin Kurti, mbi vendimin që nga janari pagat e shërbyesve publikë, do jenë me rritje. Abdixhiku shkruan se me qeverisjen e tij, pas zgjedhjeve, kjo kategori do të ketë paga të dinjitetshme, transmeton klankosova.tv. ”Me krizën e madhe të inflacionit, me rritjen e paprecedentë të çmimeve, të gjithë shërbyesit publikë meritojnë paga të dinjitetshme nga shteti për të cilin punojnë. Këto paga nuk i kanë sot! Këto paga do t’i kenë që nga java e parë e Qeverisë sonë! Ky është dallimi! Ky është ndryshimi!” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Sa ka ndikuar paraja false në rritjen e çmimeve në Kosovë? Përgjigjen ekspertët (VIDEO) 1 week