Abdixhiku i merr vajzat e tij në zyrë, në Ditën e Presidentit (FOTO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku i merr vajzat e tij në zyrë, në Ditën e Presidentit (FOTO)

NULL NULL
24/05/2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë vajzat e tij në zyrë, ku iu ka folur për ish-presidentin Rugova, me rastin e shënimit të 30-vjetorit të mbajtjes së zgjedhjeve të para parlamentare e presidenciale në Kosovë, që njihet edhe si Dita e Presidentit.

Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, të cilin e shoqëroi edhe me një fotografi, ku duken vajzat e tij, teksa dëgjojnë babanë e tyre që u flet për Rugovën, tha se me këtë njeri nisi artikulimi demokratik i vullnetit popullor për liri, pavarësi e demokraci.

“30 vjet më parë, më 24 maj të vitit 1992, u mbajtën zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë. Populli i Kosovës, përveç se vendosi themelet e demokracisë institucionale në vend, zgjodhi dhe prijësin e vet historik – atin themeltar të shtetit tonë – Presidentin Ibrahim Rugova. Me të nisi artikulimi demokratik i vullnetit popullor për liri, pavarësi e demokraci. Pjesa tjetër është histori e lavdishme”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai shtoi se vizioni  i Rugovës mbetet udhërrëfyes për Kosovën e gjeneratave të ardhshme.

“Sot, shënojmë Ditën e Presidentit të Republikës së Kosovës, siç dhe nderojmë kontributin e jashtëzakonshëm të Ibrahim Rugovës dhe gjeneratës së artë politike të vendit tonë. Vizioni i Presidentit mbetet udhërrëfim për Kosovën e gjeneratave të ardhshme”.