Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku fton anëtarët e EPP-së që ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

NULL NULL
31.05.2022 17:20

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar në Roterdam të Holandës që të mbështetet Kosova në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Ai këtë thirrje e ka bërë gjatë një adresimi në Kongresin e Partive Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe LDK-ja, njofton Klan Kosova.tv.

“Kosova ka aplikuar këtë muaj për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ftoj çdo anëtar të EPP-së që ta mbështesë aplikimin tonë”, është shprehur Abdixhiku.

Ai po ashtu ka përmendur edhe dialogun Kosovë-Serbi, ku ka shtuar se ky proces të përfundojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues, derisa në fjalimin e tij ka përmendur se për kosovarët ende nuk janë të liberalizuar vizat.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.