Abdixhiku: Fëmijët, pasuria më e madhe e Kosovës, janë motiv i punës sonë NULL NULL 01.06.2023 13:48 01.06.2023 13:48 Lumir Abdixhiku Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se fëmijët janë pasuria më e madhe e Kosovës. Ai është shprehur se atyre i detyrohemi të tashmën e qetë për të ardhmen e ndritur që, siç tha ai, do ta ndërtojnë ata vet për vete dhe për ne, përcjell Klankosova.tv. “Fëmijët, pasuria më e madhe e Kosovës, janë motiv i punës sonë. Atyre i detyrohemi të tashmën e qetë për të ardhmen e ndritur që do ta ndërtojnë ata vet për vete dhe për ne. Mbi të gjitha, u detyrohemi një shtet, një që nuk e kishim ne, që i bën të barabartë mes popujve evropianë. Një që rritet bashkë me ta, me miq, e me të ardhme plot potencial”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë