Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku: Energjinë e shohim si çështje të sigurisë (VIDEO)

NULL NULL
19.09.2023 22:06

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se energjinë e shohin si çështje të sigurisë.

Abdixhiku, i ftuar në “Rubikon” në Klan Kosova, mes tjerash ka përmendur ndërtimin e centralit me gaz, teksa shtoi se kyçjen do ta bënin nga Shkupi.

“Tek çështja e gazit, ne energjinë e kemi parë si çështje të sigurisë, para se të jetë çështje e energjetikës. Ne besojmë se lidhja e gazit e lëngshëm me burim amerikan, është orientim strategjik i Kosovës, një kyçje në Shkup, është lidhja e fundit në Kosovë dhe më pas ndërtimi i centralit me gaz afër qyteteve jugore, qoftë në Han të Elezit, qoftë në Kaçanik, do ta bënte stabilitetin e furnizimit të Kosovës më të lehtë”, u shpreh Abdixhiku.

“Ne po pretendojmë të bëjmë linjën e gazit nga Shkupi deri në Prishtinë, dhe nga Prishtina deri në Mitrovicë, në mënyrë që qytetet më pas të kyçën në këto linjë të gazit.

Ai tregoi se edhe nga ku do të financohet centrali.

“Centrali me gaz do të financohet me para të Fondit Pensional. Nuk po i marrim paratë e fondit, po investojmë do ta bëjmë alternativ. Investimi në centralin me gaz do të ketë kthim diku pesë për qind. Centrali me gaz rrymën e prodhon në Kosovë”.

Abdixhiku potencoi se në fushën e teknologjisë informative janë në hap me shtetet e Evropës.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.