Abdixhiku dhe Taravari dënojnë manovrat destabilizuese të Serbisë në Kosovë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku dhe Taravari dënojnë manovrat destabilizuese të Serbisë në Kosovë

NULL NULL
11.01.2023 17:07

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prtur në takim kryetarin e Gostivarit, Arben Taravarin, me të cilin biseduan për nxitjen e bashkëpunimit mes partive të qendrës së djathtë në rajon.

Taravari tha se së bashku me Abdixhikun, dënuan manovrat destabilizuese të Serbisë, në Kosovë.

“Kënaqësi të takohem me Lumir Abdixhikun. Ne dënuam manovrat destabilizuese të Serbisë në Kosovë. Ne ramë dakord që të takohemi më shpesh dhe të nxisim bashkëpunimin mes partive të qendrës së djathtë në rajon, për çështje që prekin qytetarët tanë, si bashkëpunimi rajonal, kriza energjetike dhe ekonomia”, ka shkruar Taravari në Twitter, transmeton Klankosova.tv.