Abdixhiku: Beteja e Koshares, triumfi ushtarak i UÇK-së NULL NULL 09.04.2023 14:01 09.04.2023 14:01 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku në 24 vjetorin e betejës së Koshares tha se kjo betejë ishte triumf ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Kosharja sot na qëndron si tempull rikujtimi për gjithë sakrificën e djemve e vajzave të vendit për të sotmen tonë dhe të ardhmen e brezave që vijnë. Na qëndron si shenjë rikujtimi se çdo ditë e jona sot, është detyrim shërbimi ndaj atdheut tonë të shenjtë – Kosovës”, tha Abdixhiku. Ai theksoi se sot nderojmë të rënët në altarin e lirisë: Agim Ramadanin, Sali Çekajn, Xhemajl Fetahajn, Abaz Thaçin, e shumë të tjerë. “Kosharja, vendi i fundit i tyre, është themel i lirisë sonë. Nderojmë po ashtu, gjithë të rënët e huaj në rrugëtimin tonë drejt lirisë; nderojmë francezin Paillard Arnaud Pierre, algjerianin Murad Muhammad Ali e italianin Francesco Giuseppe Bider. Nderojmë të shkuarën tonë të lavdishme e të dhimbshme”, theksoi ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Abdixhiku: I vonshëm shkarkimi i udhëheqësisë së KEK-ut, përgjegjësi politike për mafinë energjetike 19/04/2023