15:43, 28 Shkurt 2020

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike,  Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues ambasadorin britanik, Nicholas Abbott.

Në këtë takim Veliu e njoftoi Abbott për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, funksionimin dhe organizimin e ministrisë dhe njëkohësisht e falënderoi për përkrahjen e madhe që i ka dhënë Mbretëria e Bashkuar MPBAP-së, në veçanti Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufirit.

Veliu theksoi se prioritetet e tij janë ngritja e kapaciteteve të MPBAP-së, parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në përgjithësi dhe në veçantibashkëpunimi ndërkombëtar.

Ministri i brendshëm ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e tyre përmes grupeve punese dhe ekspertëve në hartimin e akteve ligjore dhe akteve tjera që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të departamenteve tona në kuadër të ministrisë.

Veliu u zotua se do ta thellojnë bashkëpunimin përmes shkëmbimit të përvojave, organizimit të  trajnimeve, vizitave studimore dhe marrëveshjeve të ndryshme që kanë për qëllim funskionalizimin sa më të mirë të MPBAP-së.

Në anën tjetër, Abbott tha se Mbretëria e Bashkuar do të jetë partnere e Kosovës ne fuqizimin e sundimit të ligjit dhe institucionve të Kosovës./klankosova.tv/.

Konkurs Pune

Lexo më shumë