ABBA me ofertë multimilionëshe për Las Vegas NULL NULL 03.04.2024 19:34 03.04.2024 19:34 Grupi legjendar, ABBA, pritet të nënshkruajë një marrëveshje multimilionëshe në Las Vegas. Katër yjet nga Suedia raportohet se janë në bisedime me Resorts World për ta sjellë koncertin e tyre virtual, ABBA Voyage, në Las Vegas pas suksesit të madh në Londër në vitet e fundit. “ABBA ka qenë në bisedime të fshehta që një kohë për të arritur një marrëveshje në Vegas”, ka thënë një burim për Daily Star. “Muzika e ABBA-së pëlqehet shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe avatarët e bëjnë koncertin e tyre më shumë se vetëm një koncert, pasi që shkakton hata te audienca”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.