Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abazoviqi propozon Karamanagën e Ulqinit në Bordin e Drejtorëve të Flotës Detare të Tivarit

NULL NULL
31.03.2023 14:55
mehdi karamanaga

Në seancën e djeshme të Qeverisë së Malit të Zi, kryeministri Dritan Abazoviq ka kërkuar që në Bordin e Drejtorëve të Flotës Detare të Tivarit, “Barska Plovidba” të emërohet kapiten Mehdi Karamanaga nga Ulqini.

Abazoviqi njoftoi se Qeveria e tij ka propozuar që anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Flotës Detare të Tivarit të emërohen Seada Gutiq, Ivica Pavloviq, Millosh Raiçeviq dhe Slavenka Shariq.

“Duke qenë se e njoh mirë situatën në ‘Barska plovidba’, sugjeroj që kolegia ime Seada Gutiq të zëvendësohet nga kapiteni Mehdi Karamanaga, sepse mendoj se ky ekip, pa e pakësuar rëndësinë e tij, po punon intensivisht për të sjellë një anije që do të jetë në pronësi të plotë të Malit të Zi”, tha Abazoviqi.

Ai tha se Karamanaga ka 20 certifikata dhe se askush në qeveri deri më tani nuk e ka propozuar të njëjtin për asgjë.

Abazoviqi thekson se merr përsipër obligimin të emërojë personel për të cilët mendon se janë relevantë.

“Këta janë njerëz që mund të ndihmojnë në diçka që është një profesion specifik. Shpresoj që të marrim kapitenin e anijes sonë malazeze ‘Sveti Stefan’, e cila do të operojë në linjën Ankona-Tivar-Bari. Unë marr përsipër që kolegia Gutiq të marrë një pozitë tjetër”, tha Abazoviq. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.