Abazoviqi nuk ia vazhdon mandatin përgjegjësit kufitar që maltretoi profesorin nga Shqipëria - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abazoviqi nuk ia vazhdon mandatin përgjegjësit kufitar që maltretoi profesorin nga Shqipëria

NULL NULL
01.03.2023 17:56
dritan abazoviq

Qeveria e udhëhequr nga kryeministri me detyrë teknike në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka marrë vendim që të mos ia vazhdojë mandatin përgjegjësit kufitar pas rastit të maltretimit të qytetarit të Shqipërisë, profesorit Petraq Milo.

Siç njoftojnë mediat në Mal të Zi, Dragan Klikovac, Zëvendësdrejtor në Sektorin e Policisë Kufitare të Malit të Zi, ishte përgjegjësi i pikës kufitare në Sukobinë-Muriqan, ku edhe ndodhi ngjarja me shtetasit shqiptarë që u bë publike ditë më parë, transmeton Klankosova.tv.

Klikovac do të zëvendësohet nga Milutin Vasiljeviq nga Sektori i Policisë Kufitare.

Pas këtij rasti, dy policë u arrestuan nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit”.

Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Filip Axhiq, nuk ka dhënë shpjegim zyrtar se pse nuk e dëshiron më Klikovacin në atë pozitë udhëheqëse.

Mandati i ndihmësve të Zoran Bërxhaninit, drejtorit të Administratës Policore, Dejan Knezheviq, Millosh Rakonjec, Dragan Goroviq dhe Dragan Klikovac u ka skaduar më 23 shkurt. Përpos Klikovacit, tre të tjerëve u është vazhduar mandati edhe për të paktën gjashtë muaj. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS