Abazoviqi arrin në Beograd, pritet me ceremoni shtetërore nga Bërnabiqi - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abazoviqi arrin në Beograd, pritet me ceremoni shtetërore nga Bërnabiqi

NULL NULL
29/06/2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka arritur në Beograd për vizitë zyrtare.

Ai është pritur me ceremoni zyrtare nga homologia e tij serbe, Ana Bërnabiq, njofton Klankosova.tv.

Abazoviqi do të qëndrojë në Serbi për dy ditë dhe përveç Bërnabiqit, do të takohet edhe me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeparlamentarin Ivica Daçiq.

Dritan Abazoviq e kishte paralajmëruar vizitën në Beograd nga Ohri, ku kishte marrë pjesë si vëzhgues në Samitin e “Ballkanit të Hapur”.

Madje, ai kishte thënë se fakti që vizita e tij e parë në rajon do të jetë në Beograd tregon se po vjen një kohë më e mirë për bashkëpunim mes dy vendeve.