Abazoviq: Unë i kam thënë ambasadores të votojë për Kosovën në KiE NULL NULL 04.05.2023 22:04 04.05.2023 22:04 “Unë i kam thënë ambasadores të Malit të Zi në Këshillin e Evropës që të votojë për pranimin e Kosovës në atë organizatë”, tha kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në seancën e thirrur nga Komisioni Parlamentar për Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diasporë. Ai tha se në politikën e jashtme të Malit të Zi nuk ka ndryshuar asgjë dhe se shteti ka ndjekur një politikë të përgjegjshme dhe konsekuente. “Mali i Zi votoi së bashku me 33 vende të tjera”, tha më tej Abazoviq. Të hënën e 24 prillit, kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KiE, shkoi në fazën e dytë. Në Komiteti e Ministrave të Këshillit të Evropës, vendi siguroi 33 vota pro nga 46 sa votuan. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 13/04/2023