Abazoviq: Prej nesër mund të hapim negociatat përfundimtare për formimin e qeverisë (VIDEO) NULL NULL 27.03.2022 20:14 27.03.2022 20:14 Mandatari për formimin e qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka folur pas përfundimit të zgjedhjeve në dy qytetet Ulqin dhe në Beranë. Abazoviq në lidhje me formimin e qeverisë theksoi se do të formohet së shpejti, njofton Klankosova.tv. “Prej nesër mund të hapim negociatat përfundimtare, mandatari është i gatshëm, do ta kemi qeverinë pro-evropiane”, ka thënë Abazoviq. Ai me tej ka folur edhe për mbarëvajtjen e votimit, i cili ka thënë se gjithçka ka shkuar në rregull. “Çdo gjë ka shkuar në rregull, pres të dalim fitues, besoj se ka ardhur koha për një administratë të re në Ulqin. Atmosfera ka qenë e qetë. Omer Bajraktari pritet të jetë kryetari i ri dhe do të jetë i hapur për të gjithë”. Abazoviq u pyet nga gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani, se a do të ketë ministër në qeverinë e tij nga Ulqini? “Besoj se mund të ketë, na duhen njerëz profesionistë”. /Klankosova.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024