Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abazoviq: Mali i Zi dënon ashpër sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës

NULL NULL
24.09.2023 23:13

Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka dënuar ashpër sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor.

Dritan Abazoviq që është ushtrues detyre i kryediplomatit të Malit të Zi bëri thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve, transmeton Klankosova.tv.

“Mali i Zi dënon ashpër sulmin e sotëm ndaj policisë së Kosovës”, tha ai përmes një postimi në llogarinë e kësaj ministrie në X.

“Shprehim ngushëllime për policin e vrarë në detyrë, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim”.

“Ne apelojmë për ulje të menjëhershme të tensioneve dhe mbështesim punën e EULEX-it dhe KFOR-it në terren, ndërsa kërkojmë hetim të plotë. Autorët e këtij akti duhet të dalin para drejtësisë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.