Abazoviq i bashkon shqiptarët, me ura e tunele (VIDEO) - Klan Kosova

Abazoviq i bashkon shqiptarët, me ura e tunele (VIDEO)

NULL NULL
nga Mërgime Taraku 2 weeks më parë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, mendon që gjatë mandatit të tij me Shqipërinë të forcojë lidhjen duke ndërtuar një ure në lumin Buna.

Abazoviq, në emisionin Rubikon, tha se nevojitet vetëm një urë prej 190 metrave që aksesi në mes Velipojës e Ulqinit të jetë vetëm 10 minuta.

Ndërsa, Pejën e Rozhajën synon ta afrojë nëpërmjet ndërtimit të një tuneli.

Pos këtyre, ka edhe një plan tjetër, ku do të lidhë Plavën me Deçanin, që e sheh si kontribut jo vetëm për turizëm por edhe si dritare për bizneset.