Abazi: Të thuhet se Shqipëria nuk ka oligark është njësoj si të thuhet që nuk ka det NULL NULL 18.05.2020 23:00 18.05.2020 23:00 Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka reaguar ndaj disa deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Abazi në një postimi në Facebook ka thënë se të thuhet se Shqipëria nuk ka oligark është njësoj si të thuhet se Shqipëria nuk ka det, njofton Klan Kosova Mes tjerash Abazi ka përmendur edhe Veriun e vendit në reagimin e tij. “Veriu i Kosovës në gjendjen e keqe është qe nga 1999 dhe përkundrazi është hera e parë që ne kemi vepruar edhe në veri edhe në Luginë”, ka shkruar Abazi Ky është reagimi i plotë i tij: Të thuhet se Shqipëria nuk ka oligark është njësoj si të thuhet që Shqipëria nuk ka det. Nuk e kuptoj fyerjen dhe injorancën e Kryeministrit Rama. Realiteti nuk është sajesë ashtu siç nuk është sajesë varfëria e shqiptarëve, ashtu siç nuk është sajesë fakt që me qindra e mijëra shqiptarë kanë ikur nga kjo politikë e injorancës dhe përbuzjes. Veriu i Kosovës në gjendjen e keqe është qe nga 1999 dhe përkundrazi është hera e parë që ne kemi vepruar edhe në veri edhe në Luginë. Rama poashtu tha se nuk ka te arrestuar, por e verteta është se ka njerez të arrestuar- e vërteta nuk ngulfatet nga patronizimi dhe injoranca e as me ekonomizimin me të vërtetën po as me ngjyrat që shkarravisin mbi të zezat. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë