Abazi: Rasti ndaj nesh është i montuar politikisht për ta arsyetuar krimin e udhëheqësve politikë (VIDEO) NULL NULL 20.05.2020 19:12 20.05.2020 19:12 Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dega në Shqipëria, është deklaruar para medieve pas lirimit nga ndalimi 72 orësh të tij dhe pesë personave të tjerë që kishin marrë pjesë në protestën kundër rrëzimit të Teatrit Kombëtar. “Është pasoja e synimit të qartë të pushtetit që ta mbulojë krimin institucional që ka ndodh ditën e diel duke kriminalizuar të drejtën e qytetarëve dhe të protestës. Mendoj që synimi ka qenë nga njëra anë realizimi i krimit institucional dhe terrorizimi i qytetarëve. Forcat Speciale kanë hyrë me armë zjarri automatike dhe ky është synimi i terrorizimit të qytetarëve”, është shprehur Abazi, njofton Klan Kosova. “Jo vetëm për rastin tim po i gjithë rasti është i montuar politik për të justifikuar krimin e udhëheqësve politikë. Në bankën e të akuzuarve do të duhej të ishin personat që morën vendimin për shembjen e teatrit”. Abazi ka thënë se nuk është pishman për asgjë që ka bërë për të kundërshtuar shembjen e objektit të teatrit. “Më duket që kam bërë pak”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 33 minuta më parë