Abazi për Qeverinë Hoti: Janë një grumbull i qyqarëve NULL NULL 12.07.2020 21:09 12.07.2020 21:09 Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, ka paralajmërimit të masave të reja shtrënguese për luftimin e përhapjes së koronavirusit, në kohën kur vendi po përballet me rritje të rasteve të reja. Abazi tha se Qeveria Hoti është ilegjitime dhe se me paralajmërimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ajo është vënë në shërbim të presidentit Hashim Thaçi, i cili kishte kërkuar një gjë të tillë në muajin mars. “Qytetarët duhet të marrin masa rigoroze ndaj qeverisë Koti që është e paaftë, jo legjitime, kuislingë dhe servile. “Të pabesit nuk i zihet besë”. Këta janë një grumbull i qyqarëve që me gënjeshtra e kanë rrëzuar qeverinë, me pafytyrësi po bëjnë të kundërtën e asaj çfarë kanë premtuar dhe tani duke tentuar të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, gjithë qeverinë e kanë kthyer në shërbim të Thaçit. Njëherë servil, gjithmonë servil”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë