Abazi: Për pasuri dhe kundër lirisë Thaçi e Mustafa kanë bërë paktin e djallit NULL NULL 01.06.2020 21:50 01.06.2020 21:50 Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi, ka vazhduar akuzat drejtë presidentit Hashim Thaçi dhe të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa se kanë bërë pakt për rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe formimin e qeverisë së re. Nëpërmjet një postimi të shkurtër në Facebook, Abazi thotë se Thaçi e Mustafa për pasuritë e tyre dhe kundër lirisë kanë bërë paktin e djallit, njofton Klan Kosova. “Është patriotike me dal kundër paktit Thaçi- Mustafa sepse pakti tyre është pakti i djallit, për interesat personale të tyre, për pasuritë e tyre dhe kundër lirisë, kundër Kosovës dhe kundër ardhmërisë së Kosovës” ka shkruar Abazi në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024