Abazi për Kusari-Lilën: Hendikep, kryesuese të GP kemi një njeri që nuk është nga VV-ja NULL NULL 07.10.2022 11:02 07.10.2022 11:02 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka mbajtur një konderencë për media ku ndër të tjera foli edhe për ata siç u shpreh ai diskutimin për mveshje e etiketim të deputetit me anlfabetizëm dhe mosangazhim. Ai tha se ka të bëjë me skenare të cilat paraqiten në seancat plenare ose edhe siç tha ai gjatë debateve të cilat nuk lënë hapsirë të mjaftueshme që deputetët të angazhohen. “Ajo që më ka bërë ta vendos në listën e tri çështjeve që do të flas sot është pikërisht një diskutim për mveshje e etiketim të deputetit me anlfabetizëm dhe mosangazhim. Ajo që u them me bindje të plotë është se nuk ka të bëjë kjo fare me mosangazhim, nuk ka të bëjë fare me mospërgatitje, por ka të bëjë me skenare të cilat paraqiten në seancat plenare ose edhe gjatë debateve të cilat nuk lënë hapsirë të mjaftueshme që deputetët të angazhohen”. “Dhe kjo ndryshon rrënjësisht nga analiza që bëhet se deputetët nuk janë aty për t’u paraqitur në foltore, e pavërtetë, absolutisht e pavërtetë, unë mendoj që shumica e deputeteve kanë gatishmëri që të përgatiten, por janë dy probleme thelbësorë përbrenda këtij skenari, sepse normalisht që skenarët duhet të ekzistojnë për ta çuar punën përpara, një është ndarja, pra se si bëhet ndarja se si bëhet në komisione parlamentare, që shumica e deputetëve vendosen nëpër pika të ndryshme të komisioneve dhe janë të panjoftuar me substancën, përmbajtjen që diskutohet në Komisione Parlamentare, rrjedhimisht janë jashtë idesë që ata mund të jenë të përgatitur për të diskutuar”, tha ai. Abazi u shpreh se sa i përketë Grupit Parlamentar të VV-së është një hendikep i madh, sepse tha se është kryesuese një njeri që nuk është nga VV, duke iu referuar Mimoza Kusari-Lilës, përcjell Klankosova.tv. “Ekziston një shkëputje e hallkës së debatit dhe diskutimit përmbajtjesor për të gjithë deputetët për atë se çfarë ndodh dhe e dyta në rastin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ne kemi një hendikep të madh sepse kemi kryesuese të Grupit Parlamentar një njeri që nuk vie nga grupi parlamentar i yn dhe as nuk është krijuar dhe as s’është tentuar të krijohet kohezion i brendshëm, për të arritur që deputetët ta japin më të mirën dhe të ndërtojnë pronësinë mbi proceset e parlamentit nëpër të cilat kalojmë. Unë kam qenë i qartë, krejt këto që po i them sot e ato që do t’i them edhe në vazhdimësi i kam adresuar tek institucionet, tek hierarkia edhe partiake edhe hierarka institucionale dhe mendoj që është koha e fundit që t’i kthehemi përmbajtjes dhe debatit përmbajtësor e jo idesë se deputeti është makinëri votuese që duhet të ngre dorën për të votuar”, ka thënë Abazi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë