Abazi: Nuk vihet në pikëpyetje partneriteti ynë me NATO-n NULL NULL 26.02.2020 17:06 26.02.2020 17:06 Zëvendëskryeministri, Haki Abazi, ka thënë se Qeveria Kurti do të avancojë drejt realizimit të aspiratave integruese. “Partneriteti i Kosovës me NATO-n, BE dhe SHBA, si dhe rreshtimi ynë kombëtar i padiskutueshëm me perëndimin, kurrë nuk do të vihet në pikëpyetje- qeveria Kurti do të avancoj drejt realizimit të plotë te aspiratave integruese. Ne jemi të vendosur që Kosova të respektoj çdo detyrim e marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit dhe përkushtimit të partneritetit”, është shprehur ai përmes Facebook, transmeton Klan Kosova. “Por, çka po vihet në pikëpyetje seriozisht është lojaliteti i presidentit të vendit ndaj interesave kombëtare e shtetërore dhe ndaj kushtetutës mbi të cilën bazohet edhe vetë autoriteti i pozitës së tij. Problemi pra nuk është i politikës së jashtme, por i politikës së brendshme bazuar në mendësinë e vjeter( para 6 tetorit 2019)-Refuzimi për koordinim dhe respektim të vullnetit qytetar”. Partneriteti i Kosovës me NATO-n, BE dhe SHBA, si dhe rreshtimi ynë kombëtar i padiskutueshëm me perëndimin, kurrë nuk… Publiée par Haki Abazi sur Mercredi 26 février 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ambasadori i Shqipërisë Malaj viziton Devolli Corporation, shprehet për shtim të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri 29/03/2024
Kosova BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës 29/03/2024
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 29/03/2024