21:30, 26 Mars 2020

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka reaguar pas deklaratës së Avdullah Hotit, duke i thënë se ai i ka kërkuar që të bëhet pjesë e LDK-së.

“Ajo që kam thënë për Hotin është e vërtet dhe saktë në secilën pjesë. Sigurisht ka më shumë”.

“Më 2018 Hoti ka kërkuar nga unë të udhehqë grupin e ekspertëve të LDK dhe të bëj ndërlidhjen me Bashkësinë Ndërkombëtare e posaqërisht me SHBA-të. Nuk kam pranuar, ai takim i fundit ka ndodhur në Soma. E vërtet që kam besuar që ka qenë profesional. Sot?!”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Postimi i plotë:

1. Ajo që kam thënë për Hotin është e vërtet dhe saktë në secilën pjesë. Sigurisht ka më shumë

2. Më 2018 Hoti ka kërkuar nga unë të udhehqë grupin e ekspertëve të LDK dhe të bëj ndërlidhjen me Bashkësinë Ndërkombëtare e posaqërisht me SHBA-të. Nuk kam pranuar, ai takim i fundit ka ndodhur në Soma. E vërtet që kam besuar që ka qenë profesional. Sot?!

3. Pa dashur që të personalizojë: Babai im Hasan Abazi ka qenë i burgosur politik për organizmin e demonstratave të vitit 1968 dhe kjo ka ndodhur para formimit të LDK. Ai ka qenë dy herë parlamentar i Kuvendit të Kosovës nga LDK. Po të ishte sot aktiv në LDK jam i sigurtë do të ishte me Vjosa Osmanin. Ai do të ishte Pro Kosovës dhe integritetit të vendit. LDK e atëhershme është larg, shumë larg. Kur Abazi është arrestuar dhe është mbajtur në burgun e Serbisë paslufte për 29 ditë, LDK e Mustafës as edhe një telefonatë nuk ka bërë.Të tillë nuk duhen dhe ne nuk i thërrasim miq. https://en.m.wikipedia.org/wiki/Hasan_Abazi

4. Hoti është postier i Mustafës dhe një mashë e Thaçit. Dëshmi janë edhe transkriptet e takimeve dhe sjellja e tij jokolegjiale në secilin takim me kolegët ministra. Pervec takimeve ku jane zhdukur transkriptet dhe rexhistrimet.

Konkurs Pune

Lexo më shumë