8:55, 22 Shtator 2019

Kristal Abazaj ishte pranë kalimit te Tirana në verë, por në fund vendosi të firmosë për Kukësin dhe sot shënoi në fitoren 2-1 të verilindorëve përballë bardhebluve të kryeqytetit. Në intervistën për Supersport, sulmuesi u “ngacmua” për takimin e tij me presidentin Gjici, ndërsa foli edhe për formën e tij fizike.

Riktheheni te goli pas kritikave për formën tuaj?
Jam i kënaqur për këtë, ndërsa për kritikat jemi profesionistë dhe do t’i pranojmë. Thjesht duhet të tregojmë që vlejmë.

Ishit pranë firmës me Tiranën, por në fund firmosët me Kukësin…
Merkatoja ka zëra, por përsa i përket transferimit te Kukësi, nuk jam bërë pishman për zgjedhjen time. Presidenti ka investuar shumë dhe kërkon më të mirën. Ndërsa për takimin që pata me të, ai kërkoi mendimin tim, unë ia dhashë dhe i thashë: Në orën 7 fillon ndeshja. Kështu ai iku.

Si është forma juaj fizike?
Jam në 70% të formës, pasi nuk kam bërë një fazë përgatitore të mirë dhe çdo gjë e kam bërë te Kukësi. Punoj veçmas dhe me ekipin, për të arritur maksimumin.

Ambientimi me Rrocën dhe Shkurtajn duket se është më i mirë…
Ne kemi luajtur së bashku te Luftëtari dhe vazhdojmë të luajmë edhe këtu, duke pasur ekipin nga pas.

Si është t’i shënosh ekipit të zemrës?
Unë jam profesionit dhe jap maksimumin për skuadrën që luaj, kaq.

Konkurs Pune

Lexo më shumë