AAK-së i janë shtuar edhe 100 të rinj - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AAK-së i janë shtuar edhe 100 të rinj

NULL NULL
02/10/2015

100 të rinj nga Rahoveci kanë aderuar në Aleancën e Ardhmërisë së Kosovës dhe në këtë ngjarje kanë qenë i pranishëm edhe kryetari Ramush Haradinaj i cili ka konstatuar se partia që drejton po shkon në rrugën e duhur.

“Ne jemi përcaktuar që të jemi një parti e hapur edhe për njerëz, edhe për ide të reja. AAK, po shndërrohet në një pati serioze dhe një adresë e një alternative cilësore politike, ka thënë Haradinaj njofton zyra për media e AAK-së.

Ditë më parë, në këtë parti kanë aderuar dhjetëra të rinj në komunën e Ferizajt.