AAK-PSD thonë se sipas një sondazhi ndërkombëtar janë të parit NULL NULL 10.09.2019 22:03 10.09.2019 22:03 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se bashkë me Partinë Socialdemokrate sipas një sondazhi ndërkombëtar, por pa e treguar se kush, kanë dalë të parët. “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njofton mbështetësit, anëtarët dhe opinionin se, sipas sondazhit të fundit, të realizuar nga një kompani kredibile ndërkombëtare, koalicioni AAK-PSD tashmë renditet i pari, me 24.3% mbështetje nga qytetarët. AAK është përpara subjektit të dytë me një diferencë prej 1.2%”. AAK ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe qytetarët e Kosovës në përgjithësi, që sipas tyre në numër gjithnjë e më të madh po i besojnë vizionit të AAK-PSD për Kosovën 100% shtet. “Koalicioni AAK-PSD, me kandidatin për Kryeministër Ramush Haradinajn, po shkon 100% drejt fitores”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 29 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë