Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AAK propozon amandament për buxhetim të Ligjit të Pagave

NULL NULL
03.12.2021 13:00

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se partia e tij ka propozuar amandament për buxhetimin e Ligjit të Pagave në vlerë prej 85 milionë euro, në mënyrë që ky ligj të hyjë në zbatim nga 1 marsi i vitit 2022.

Tahiri theksoi se ky ligj është jetik për zyrtarët publikë, e po ashtu për funksionim më të mirë të administratës shtetërore, si dhe për përmbylljen e reformës shtetërore të institucioneve të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Sipas Tahirit, buxheti prej 85 milionë eurosh për këtë amandament, do të sigurohet nga zvogëlimi i disa kodeve buxhetore në mënyrë që ta jetësojmë këtë ligj.

Për rritjen e kategorisë “Mallra dhe Shtesa”, Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës propozon dy alternativa:

1. Të rriten të hyrat buxhetore për këtë vlerë për 85 milion euro; ose

2. Të ulen kategoritë tjera të shpenzimeve për vlerën prej 85 milion euro. Kategoria e Shpenzimeve Kapitale, Kategoria e Mallrave dhe Shërbimeve dhe Fondi Kontigjent, janë kategoritë me mundësi të uljes për të rritur kategorinë e “Pagave dhe Shtesave”.

Gjithashtu, Tahiri shpalosi edhe disa rekomandime ndaj Qeverisë së Kosovës, rritjen e pagave dhe subvencionimin e sektorit privat.

“I rekomandojmë Qeverisë që të rrisë pagat, në mënyrë që qytetarët të përballojnë koston e rritur të jetesës si pasojë e rritjes së çmimeve dhe të marrë masa sa më parë që të rritë pagën minimale dhe të subvencionojë sektorin privat që të rrisin pagat”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.