AAK përmbyll fushatën në Pejë e Deçan (VIDEO)

AAK përmbyll fushatën në Pejë e Deçan (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 1 week më parë

Në kuadër të fushatës zgjedhore kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur tubime në Deçan e Pejë.

Në këto dy qytete Haradinaj kërkoi votën edhe për nje mandat për Bashkim Ramosajn, e një 4 vjeçar të parë për Rrustem Berishën.

Aty ish kryeministri foli për projektet që janë kryer e që pritet të kryhen nëse qytetarët kandidatëve nga partia e tij ia besojnë udhëheqjen e këtyre komunave.

Bile prej vendlindjes, Haradinaj, foli hapur edhe për tema tjera që nuk lidhen drejtëpërdrejt me fushatën e tanishme. Ai tha se refuzimi i projektit amerikan për gazsjellësin nuk është dashur të ndodhë, derisa kërkoi edhe dorëheqjen e atyre që e refuzuan.