AAK miraton listën e kandidatëve për deputetë, Haradinaj: Me këtë ekip do të bëhet realitet anëtarësimi në NATO NULL NULL 09.12.2024 19:48 09.12.2024 19:48 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbledhur sonte Këshillin e Përgjithshëm për të diskutuar she votuar listën finale të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj. “Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm miratuam listën e kandidatëve për deputetë – një ekip i fuqishëm profesionistësh, ekspertësh dhe të rinjsh të përkushtuar për t’i shërbyer Kosovës”, ka thënë Haradinaj. Haradinaj ka shtuar se me këtë ekip do të realizojmë anëtarësimin direkt në NATO. “Të përzgjedhur me kujdes, do t’i japim Kosovës alternativën serioze qeverisëse që meriton. Çdo kandidat në listën tonë mishëron vlerat tona: integritetin, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të vendit. Me këtë ekip do të realizojmë anëtarësimin direkt në NATO, do të forcojmë ekonominë dhe do të krijojmë mundësi të reja për çdo qytetar. Bashkë për Kosovën Fituese!”, ka përfunduar Haradinaj./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza në Istog: Për studente dhe studentë, 25 milionë euro çdo vit bursa studentore 5 orë më parë