AAK me rezolutë për ndërprerjen e dialogut deri në liberalizimin e vizave NULL NULL 12.07.2018 16:19 12.07.2018 16:19 Deputetët e AAK-së kanë inicuar një rezolutë për ndërprerjen e dialogut me Serbinë deri në liberalizimin e viazve për Kosovën. Sipas dokumentit që do të procedohet në Kryesinë e Kuvendit, ndonëse liberalizimi i vizave dhe dialogu janë procese të ndara, deputetët nënshkrues të rezolutës kanë vlerësuar se Kosova ka bërë shumë konsesione në këtë dialog e nuk ka marrë asgjë mbrapa. Sipas tyre liberalizimi i vizave do të paraqiste një shenjë se Kosova është e barabartë me vendet e rajonit dhe ato anëtare të BE-së. Kjo rezolutë pritet të paraqitet në seancën e radhës në kuvend. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024