AAK mban mbledhje, diskutojnë rreth dyshimeve për keqpërdorime nga MSH NULL NULL 28.05.2020 15:21 28.05.2020 15:21 Grupi Parlamentar i AAK-së sot ka mbajtur një mbledhje të rregullt konsultative, ku janë diskutuar çështjet aktuale politike në të cilat po kalon vendi. Pas mbledhjes, për media kanë raportuar tre deputetët e kësaj partie, Teuta Haxhiu, Arbër Tolaj, si dhe Albena Reshitaj. Kjo e fundit, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, njoftoi se komisioni sot ka dorëzuar kërkesë në Prokurorinë e Shtetit për hetimin e dyshimeve për keqpërdorime nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë menaxhimit të pandemisë. Ndërkaq, Teuta Haxhiu deklaroi se pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, dhe se këtë vendim AAK-ja do ta respektojë sido që të jetë. Deputeti Tolaj foli për situatën në Shëndetësi dhe kritikoi Ministrinë e Shëndetësisë për menaxhimin dhe siç theksoi, shkeljen e dyfishtë kushtetuese me masat e ndërmarra. Reshitaj po ashtu tha se sot është dorëzuar një kërkesë në Prokurorinë e Shtetit për hetimin e dyshimeve për keqpërdorime gjatë pandemisë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë