AAK: Masakra Reçakut, dëshmia e krimit gjenocidial në Kosovë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AAK: Masakra Reçakut, dëshmia e krimit gjenocidial në Kosovë

NULL NULL
15/01/2020

Një delegacion i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i përbërë nga deputetë, kryetarë komunash e struktura të tjera, bënë homazhe në 21-vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Ata thanë se Masakra e Reçakut është dëshmia e krimit gjenocidial në Kosovë, që shënoi momentin vendimtar të kthesës në luftën dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi, njofton Klan Kosova.

“Ky akt çnjerëzor tronditi ndjenjat e botës demokratike dhe mobilizoi Perëndimin, që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli. Me respektin më të thellë, përjetë do t’i kujtojmë të gjithë martirët, dëshmorët dhe heronjtë, që me flijimin e tyre u bënë gurthemel i lirisë sonë”.