AAK kritikon Qeverinë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AAK kritikon Qeverinë

NULL NULL
08.05.2015 18:39

AAK thotë gjithashtu se nuk vërehet asnjë masë efektive qeveritare për zhvillimin ekonomik, përkundrazi politikat qeveritare vazhdojnë të jenë në shpenzimet buxhetore.

“Gjendja në sektorin e energjetikës ka mbetur e njëjtë sikurse ajo në vitin 2007, duke mos u zhvilluar asnjë hap më tutje”.

Këshili i Departamenteve i AAK-së vlerësoi sot se mungesa e qeverisjes në vend po shkakton vazhdimësinë e gjendjes së keqe në Kosovë.

Nën kryesimin e liderit të kësaj partie Ramush Haradinaj, Këshili i Departamenteve vuri në pah mungesën e politikave zhvillimore nëpër sektoret e Qeverisë së Kosovës.

Sipas tyre ata janë më shumë të fokusuar në vazhdimin e improvizimeve qeverisëse.

Ata përmes një komunikate për media thanë se Qeveria po improvizon lidhur me plotësimin e Kontratës Kolektive duke bëtë të pasaktë përmbushjen e kësaj kontrate.

Sipas tyre mungesa e sigurisë juridike po vazhdon të ketë ndikim negative në ekonominë e Kosovës, derisa kualiteti i drejtësisë është domosdoshmëri për fillimin e zhvillimeve positive në vend.

Ata i cilësuan si të dështuara sistemin e shëndetësisë, politikat bujqësore si jo-produktive dhe orientimin e subvencioneve dhe kritikuan politikat qeveritare në raport me mërgatën Kosovare.

AAK thotë gjithashtu se nuk vërehet asnjë masë efektive qeveritare për zhvillimin ekonomik, përkundrazi politikat qeveritare vazhdojnë të jenë në shpenzimet buxhetore.