Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AAK: Jo paralelizëm në ushtri

NULL NULL
16.05.2015 10:51
Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK së, e sheh si të rrezikshme idenë e krijimit të paralelizmave në ushtri, pasi ata mund të rezultojnë me pasjen e dy linjave të ndryshme komanduese.

Aleanca për Ardhërinë e Kosovës, përkatësisht Departamenti i kësaj partie për Politika të mbrojtes dhe sigurisë ka dalë me një  kumtesë për media ku kërkon dhënien fund të paralelizmit etnik në ushtrinë e Kosovës.

“Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK së, vlerëson se ideja e lansuar që javëve në vijim do të diskutohet për krijimin e një “entiteti ushtarak” minoritar – paralel dhe njëetnik, përbrenda strukturës së ardhshme të Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK), ekskluzivisht për pakicën serbe, është i rrezikshëm, jofunksional, dezintegrues dhe jashtë çdo praktike standardizuese të strukturave të rregullta ushtarake të shteteve demokratike dhe të vetë NATO, që pretendohet të jetë FAK-u dhe antarësimi i saj në këtë organizatë.”, thuhet në kumtesë.

Në të poashtu kërkohet nga Qeveria e Kosovës që ti jap fund diskutimit të @ështjeve të brendshme, vitale të Kosovës, me Serbinë.

“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës, që çështjet vitale-nacionale, siç janë Punët e Brendshme Shtetrore; Ushtria; Inteligjenca; Tërësia e Sovranitetit, Rregullimi i Brendshëm Juridiko-Politik etj., të mos hyjnë asnjëherë në kuadër të bisedave me Serbinë. Njëherit, nuk duhet lejuar që, duke përfituar Serbia, këto të jenë kusht për normalizim të raporteve midis dy sheteve”.

Kumtesa përfundon me kërkesën për një ushtri profesionale, me hierearki unike komanduese, e kurrsesi me paralaelzima që kontrollohen nga Beogradi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.