AAK-ja përkrah projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së: Nuk është për garë politike NULL NULL 07.08.2020 20:20 07.08.2020 20:20 Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot po diskutojnë për projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu ka thënë sot e kemi në lexim të parë projktligjin e luftës dhe se duke qenë anëtare për Komisionin e Arsimit , i kanë dhënë mbështetje të plotë. “Vlerat e UÇK-së ishin ideali për liri dhe shtet që ne e gëzojmë sot. UÇK-ja dhe lufta e saj është një vlerë sublime që e fuqizon çdo ditë e më tepër shtetin tonë. Ky ligj nuk është për të bërë garë politike, as për poena politikë, por kërkon mbështetje unanime të të gjithë deputetëve të parlamentit të Republikës së Kosovës”. Ajo tha se Grupi Parlamentar i AAK-së e përkrah në lexim të parë duke e ditur dhe duke qenë i vëmendshëm që leximi i parë deri në leximin e dytë kërkon amandamentim të neneve të caktuara, deputetët e AAK-së japin mbështetje dhe kërkojnë nga të gjithë deputetët e parlamentit të Kosovës që të kontribuojnë, e sidomos deputetët e që janë protagonistët e Luftës së UÇK-së, që ta pasurojnë më kontributin e tyre të çmueshëm të amandamentimit deri në leximin e dytë. “Ne si grup parlamentari i AAK-së, është më e pakta që mund të bëjmë që institucionalisht ta mbrojmë luftën”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 4 orë më parë