AAK-ja merr pjesë në seancën e thirrur nga Kurti për referendumin e Serbisë NULL NULL 14.01.2022 19:43 14.01.2022 19:43 Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të marrin pjesë në seancën e nesërme, të thirrur nga kryeministri Albin Kurti për të diskutuar për synimin e Serbisë për të mbajtur një referendum në Kosovë. Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi për media në AAK, Lulëzim Blaka. Në kërkesën e Kurtit thuhet se diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Kosovës për këtë çështje. Liderët e opozitës kanë dalë kundër organizimit të referendumit në Kosovë, njofton Klankosova.tv. Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se ky subjekt politik nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme. Klankosova.tv është duke pritur një përgjigje edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nëse do të marrin pjesë nesër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë