Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AAK-ja me partnerë përmbyll fushatën me tubim të madh në Pejë, Demhasaj: Po garojmë për fitore (VIDEO)

NULL NULL
08.02.2025 16:46

Partitë politike po i përmbyllin fushatat e tyre zgjedhore në tentim për të marrë sa më shumë vota nga qytetarët e papërcaktuar.

Këtë e bëri gjatë ditës së sotme edhe AAK-ja me partnerë, përmes një tubimi të madh të mbajtur në qytetin e Pejës.

Arton Demhasaj, kandidat i kësaj partie për deputet, tha se partia që ai e përfaqëson, nuk i frikësohet dritës për të mbajtur tubime në dritë.

“Tubimi u mbajt për t’ju treguar qytetarëve dhe partive tjera politike se AAK-ja bashkë me partnerët nuk ka nevojë të mbajë tubime në terr e as të mbulojë hapësirat me perde, por tubimin e mban në mes të ditës për të treguar se AAK-ja me partner është duke marrë një mbështetje tepër të fuqishme nga elektorati kosovar, që s’e ka pasur kurrë më parë. Kësaj here ka një mbështetje tepër të madhe të Aleancës në pjesën më të madhe të Kosovës dhe kjo është një tregues se AAK bashkë me partnerët thjesht po garon për t’i fituar zgjedhjet e 9 shkurtit”, u shpreh ai në Info Magazine në Klan Kosova.

Demhasaj foli edhe për kryetemën e fushatës së AAK-së me partnerë në fushatë, e që ishte NATO-ja.

“Tema e NATO-s na ka ndihmuar patjetër. Anëtarësimi në NATO i jep Kosovës siguri të përhershme dhe të plotë, dhe këtë ua kemi shpjeguar qytetarëve. Këtë më së miri e ka shpjeguar kandidati për kryeministër, njëkohësisht kryeministri i ardhshëm, Ramush Haradinaj”, tha Demhasaj, teksa theksoi se këtë mund ta bëjë Haradinaj edhe për shkak të përkrahjes që e ka nga Uashingtoni.

Ndër të tjera, ai raportet mes Kosovës dhe ShBA-së janë në nivelin më të ulët, dhe këtë, sipas tij, e ka konfirmuar edhe emisari për misione speciale i presidentit Trump, Richard Grenell. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.