AAK: Buxheti duhet të votohet që ta tejkalojmë situatën sa më lehtë NULL NULL 10.07.2020 18:16 10.07.2020 18:16 Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka folur në emër të Grupit Parlamentar në seancën e sotshme ku po rishikohet buxheti i Kosovës për vitin 2020 duke thënë se duhet votuar ky buxhet. “Sot nga të gjithë ne kërkohet përkushtim dhe vullnet që ta votojmë projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës”. “Rishikimi i buxhetit është obligim sipas ligjit por edhe si domosdoshmëri në kohë kur të gjithë jemi të vetdijshëm për situatën në të cilën gjendemi si pasojë e pandemisë”. “Buxheti i Kosovës duhet të reflektojë në situatën dhe t’i adaptohet nevojave aktuale që kjo gjendje të tejkalohet në mënyrë sa më të lehtë të mundshme”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024