AAK: Asociacioni instalon pushtetin e tretë në planifikimin hapësinor - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AAK: Asociacioni instalon pushtetin e tretë në planifikimin hapësinor

NULL NULL
14/10/2015

AAK përmes një komunikate për media është shprehur se Qeveria e Kosovës, përmes Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, po instalon pushtetin e tretë në fushën e planifikimit hapësinor, duke i dhënë kompetenca ekzekutive Asociacionit, në kundërshtim me Ligjin për Planifikim Hapësinor Nr. 04/L- 174.

“Planifikimi është fushë tematike multidiciplinare brenda të cilit përfshihen të gjithë sektorët e tjerë. Pra sipas ligjit për Planifikimin Hapësinorë nuk ekziston nivel dhe autoritet tjetër përgjegjës për fushën e P H-së, andaj shtrohet pyetja se çfarë kuptimi ka pika 4) e) ne marrëveshjen për Asociacionin ku thuhet se Asociacioni do “të ushtroj mbikëqyrje të plotë për koordinimin e Planifikimit urban dhe rural”, kur me LPH kompetencat për zhvillimin e planeve lokale i kanë vet Autoritetet komunale” thuhet në komunikatë, transmeton Klan Kosova.

“Pika 4) l) ku thuhet se ”kryen monitorimin siç kërkohet për implementimin e objektivave te saj “ përderisa faza e monitorimit është përgjegjësi e Autoritetit Komunal për Planifikim dhe menaxhim Hapësinore, sipas LPH neni 11 pika 1.10. ku thuhet se Autoriteti Komunal është përgjegjës për rishikimin dhe monitorimin e zbatimit te objektivave te parashtruara ne dokumentet e planifikimit hapësinor në tërë territorin e komunës” vazhdon komunikata.