AAB me 15 mijë studentë kalon në Vala NULL NULL 15.09.2015 14:24 15.09.2015 14:24 Rreth 200 zyrtarë të kolegjit AAB dhe 15 mijë studentë, u bën sot pjesë e operatorit mobil , Vala. Siç bëhet e ditur në një njoftim për media të kompanisë Vala, zyrtarët e AAB do të jenë pjesë të pakove me kontratë apo PostPaid, ndërsa studentët do të jenë pjesë e pakos N’trip e cila kushton 3 euro në muaj. Me këtë rast drejtori menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa e ka vlerësuar këtë si një marrëveshje të madhe për kompaninë që udhëheq duke shtuar se numri i studentëve që do hyjnë në N’tripa të Vala-s do të shkojë deri në 23 mijë. Nga ana tjetër edhe rektori i kolegjit AAB Lulzim Tafa tha se ujdia e arritur sot mes dy inisttucioneve është më konkretja dhe më e detajuara. “Vala përveç se do të mbështet studentët për realizimin e praktikave të tyre mësimore, merr obligim të mbështesë edhe aktivitetet e kolegjit AAB”, ka shtuar Tafa, transmeton Klan Kosova. .
Kosova Kurti vizitë në dy familje serbe, flet për mbështetjen ndaj fermerëve, bizneseve dhe punëkërkuesve (FOTO) 4 minuta më parë