A ua ktheu Kurti përgjigjen veteranëve për pensionet? (VIDEO) NULL NULL 27.06.2022 20:51 27.06.2022 20:51 Kanë kaluar rrafsh 10 ditë qëkur kryeministri Albin Kurti deklaroi para gazetarëve se brenda javës do të dërgojë te përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta një propozim lidhur me përfshirjen apo jo të tyre në Projektligjin për Pagën Minimale. Kur do të dorëzohet dokumenti nuk dihet, por u tha se ai është gati, transmeton klankosova.tv. ”Ne kemi finalizuar një propozim konkret dhe përmbajtjesor dhe brenda një kohë shumë të shkurtër do ta ndajmë me përfaqësuesit e Organizatave të Veteranëve të Luftës”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Përfaqësuesit e organizatave, që edhe sy me sy u takuan me Kurtin më 17 qershor, thonë se janë në pritje të kryeministrit. Megjithatë përsërisin se janë të gatshëm për protesta, kur projektligji të shkojë në kuvend në miratim të dytë. Në kësi forme veteranët shprehën pakënaqësinë edhe dy herë të tjera. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 50 minuta më parë