A po rrezikohet mandati i Osmanit nga votat egjiptiane? (VIDEO) NULL NULL 30.03.2023 18:09 30.03.2023 18:09 Gezim Shala Hulumtuesi i IKD-së, Gëzim Shala, ka thënë se mandati i presidentes së vendit, Vjosa Osmani, ka nuk lidhet aspak me ankesën në Gjykatën Kushtetuese të dy deputetëve nga minoritetet, Veton Berisha dhe Albert Kinolli. “Pa marrë parasysh formën se si është bërë ky reagim, definitivisht që çështja e deputetëve Berisha dhe Kinolli nuk mund të lidhet me mandatin e presidentes”. “Procedura në gjykatën kushtetuese është e ndërlidhur vetëm me mandatin e Berishës dhe Kinollit me mandatin e tyre në Kuvendin e Kosovës, teksa ata mendojnë se është manipuluar me vullnetin dhe garancive që jepen për minoritete për mandatin” tha Shala. Shala, në Info Magazine në Klan Kosova, tha se Gjykata Kushtuetuese nuk afekton vendimet e kaluara, njofton Klankosova.tv. “Procedura para Gjykatës Kushtetuese nuk është sa i përket gjendjes së presidentes së Kosovës, sipas praktikës së nderuar nga kjo gjykatë vendimet nuk mund të kenë veprim parapveprues për të gjitha vendimet e tjera” tha Shala. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 49 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë