A po rrezikohet Kosova nga ekstremistët? - flet avokatja Gashi-Bytyqi

A po rrezikohet Kosova nga ekstremistët? – flet avokatja Gashi-Bytyqi

NULL NULL
2 months më parë

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi, ka folur rreth aksionit që policia e Kosovës dje dhe sot zhvilloi lidhur me të dyshuarit për sulme terroriste, me ç’rast, ka konfiskuar edhe arsenal të gjerë armësh.

Gashi-Bytyqi në Info Magazine, pohoi se aktet e tilla janë dukuri negative për gjithë njerëzimin e aq  më tepër për shoqërinë kosovare, megjithatë paraprakisht, duhet gjetur motivi dhe të mos bëhen akuza të pabaza deri në një vendim të prerë të gjykatës, përcjell Klankosova.tv.

”Për këto 22 vjet sa jemi pas luftës, ende nuk ka përjetuar ndonjë akt terrorist brenda territorit të saj. Edhe në kohën kur ka qenë e administruar nga strukturat ndërkombëtare, por edhe në kohën kur tash sigurinë në këtë kuptim, e menaxhon Policia e Kosovës”.

”Në këtë drejtim Policia e Kosovës është për t’u lavdëruar, për t’u inkurajuar, për të bashkëpunuar edhe më tej, sepse tregon se është një institucion stabil, i qëndrueshëm”.

”Nuk jam në dijeni më shumë, apo nuk jam avokate për këtë çështje penale, por gjithmonë duhet marrë parasysh rregullin kryesor, në Konventat Ndërkombëtare se ‘’çdo njëri është i pafajshëm derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë’’”.

”Ne nuk guxojmë të prejudikojmë këtë fazë pa u zhvilluar hetimet dhe pa dalur rezultati se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”.

”Tash nëse ka qenë ndonjëri prej këtyre pesë personave të arrestuar në ndonjërën prej zonave të luftës në Siri apo Irak, kjo nuk do të thotë që nëse njëri prej atyre personave që dyshohet, sepse ky është vetëm fillimi i hetimeve, ende nuk kemi kaluar as në fazën e akuzës”.

”Çështja është: ”Cili ka qenë motivi i tyre?”, por Gjykata e Apelit nuk duhet të gjykohet tash pse e ka liruar atë person për shkak se në mungesë të provave, konform ligjit, kanë gjetur se i njëjti është i pafajshëm”.

”Unë pashë që kish kushtu një shumë e madhe përreth hetimit që ka ndodhë, madje ne nuk jemi në dijeni se për ku janë planifiku, apo ku është planifiku ai sulm terrorist, megjithatë pavarësisht kësaj kjo është një e keqe për gjithë njerëzimin kudo që ndodhë e aq më tepër për ne si shoqëri kosovare”.

Tutje ajo përmendi që pavarësisht situatave në të cilën kalojnë, shoqëria kosovare ka vepruar në mënyrë të duhur duke riatdhesuar qytetarët e vet të ikur për në zonat e luftës, përcjell Klankosova.tv.

”Megjithatë nuk është për t’u shqetësuar nëse shoqëria kosovare, që ka riatdhesu qytetarët e vet, për shkak se jemi në dijeni tashmë ku thuhet se ISIS tashmë është dobësu, por shoqëria kosovare në bashkëpunim me ndërkombëtarët, amerikanët, ka bërë mirë që qytetarët e vet i ka heq nga zonat e luftës, kushte mizerje, duke ju dhënë edhe një mundësi për të filluar jetën e tyre”.

”Vet pranimi i fajësisë tek pjesa dërmuese, që ato e kanë kuptu gabimin, janë penduar, dhe ajo po flas për klienten time, ajo ka qenë e dënuar me kusht, dhe ajo ka pasur ndikim, e njëjta është rehabilitu, i është rikthy jetës, fëmijët i ka dërgu në banka të shkollës dhe vazhdon jetën shumë mirë”.