Lajmet e fundit
Lindja e Mesme vijon të jetë në qendër të vëmendjes së botës, ndërsa tensionet mes fuqive rajonale dhe ndërkombëtare rriten.
Gazetari shqiptar që jeton dhe vepron në Rusi, Misha Pumo, në emisionin “Ora Shtatë”, deklaroi se Rusia mund të ketë ndarë dhe ofruar informacione të inteligjencës, gjë që sipas tij, ka krijuar pakënaqësi në ShBA, transmeton Klankosova.tv.
“Edhe gjatë vizitës së papritur të shefit të CIA-s në Moskë, një nga temat ka qenë, përpos Ukrainës, edhe Irani, dhe në këtë kuadër flitet që ka pas edhe tre firmosje urdhrash nga presidenti Putin, urdhra të panjohura dhe sekrete, gjithsesi flitet dhe besohet që Rusia mund t’i ndihmojë ShBA-së duke ndikuar në udhëheqjen e Iranit për ndërtimin e armës bërthamore”, tha Pumo në Klan Kosova.
Nga ana tjetër gazetari shqiptar që jeton dhe vepron në Turqi, Sokol Brahaj, tha se roli i këtij shteti është i madh.
“Diku mundohet të jetë zjarrfikës, diku negociator, diku të ndalojë luftëra”, u shpreh Brahaj.