Lajmet e fundit

Meteorologu Dardan Shala, ka bërë të ditur parashikimin e tij për motin.
Shala në emisionin Weekendi në Klan Kosova ka treguar se si do të jenë temperaturat për javën e ardhshme dhe komplet gjatë muajit tetor.
Ai tha se temperaturat javën e ardhshme mund të shkojnë deri në 27 gradë Celsius, sidomos në zonën e Dukagjinit gjatë mesit të javës.
"Mëngjeset do të jenë mjaft të ftohta këtë fillim të javës, por gjatë ditës do të kemi ngritje të theksuar të temperaturave që do t'i arrijnë ato vlera që i ceka edhe më parë", tha ai në Klan Kosova.