A po e shkruan Rozi një tekst për Sonin? NULL NULL 18.10.2015 14:28 18.10.2015 14:28 Rozana Radi, përveç se këndon ajo shpesh shkruan edhe tekste këngësh. Këngëtarja shqiptare me shumë talente, me sa duket po e shkruan një tekst të ri. Një fletë e zbrazët edhe një laps mbi të, janë pjesë e një fotografie që ajo ka publikuar në profilin e saj në instagram. “T’ja fillojmë tekstit”, ka shkruar Rozi në përshkrimin për fotografinë, transmeton Klan Kosova. Por ajo që bije në sy, është një komet që këngëtarja tjetër kolege e saj, Soni Malaj i ka bërë në këtë fotografi. “Rozana, faleminderit. Kur ta mbarosh më thuaj se po të pres”, ka shkruar Soni. Mirëpo kjo ka mbetur me kaq, Rozi nuk i është përgjigjur asaj. Soni njihet si këngëtare e mirë baladash të cilat janë specialitet i Rozana Radit. Në vitin 2011 Soni pati fituar edhe festivalin Top Fest me këngët “Me të jeton”. Ajo së fundmi ka pasur një dramë edhe në jetën e saj personale, pasi martesa e saj me Mirko Luccarellin, valltarin me të cilin u takua në “Dancing with the stars”, përfundoi. View this post on Instagram Tja fillojme tekstit . A post shared by 🆁🅾🆉🅰🅽🅰 🆁🅰🅳🅸 🥀 (@rozana_radi) on Oct 18, 2015 at 4:45am PDT *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.