A parandalon deodoranti rritjen e qimeve brenda lëkurës? - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A parandalon deodoranti rritjen e qimeve brenda lëkurës?

NULL NULL
11/08/2015

Dr. Jessica Weiser tregon pse kemi rritje të qimeve përbrenda lëkurës dhe çfarë duhet të bëni për ta parandaluar këtë.

Pyetje: Kam dëgjuar se lyerja me deodorant pas depilimit mund të parandalojë rritjen e qimeve brenda lëkurës?

Përgjigje: Sipas Dr. Jessica Weiser, dermatologe e certifikuar, shpjegon se qimet tërhiqen brenda lëkurës rriten kur ato tërhiqen tërësisht nga folikuli apo gjëndrra gjatë depilimit dhe tërheqjes me force. Gjatë kohës që i nevoiten qimeve të rigjenerohen në gjëndërr, lëkura mund të rritet mbi pore dhe të bllokojë daljen e qimeve të reja nga sipërfaqja e lëkurës duke shkaktuar rritjen e tyre brenda lëkurës. Përderisa ekzistojnë raporte anekdotike se deodorant apo antiperspiranti mund të trajtojë këtë lloj problemi, Weiser nga ana tjetër nuk është edhe aq e sigurtë. “Djersa e tepruar dhe yndyrërat mund të shkaktojnë shtimin e bakterieve që mund të infektojnë folikulat e qimeve dhe të çojnë deri në formimin e puçrrave apo gungave të njohura si folliculitis”. Antiperspiranti zvogëlon prodhimin e djersës dhe mund të reduktojë folliculitis-in, por qimet e rritura përbrenda dhe folliculitis jo gjithmonë koekzistojnë dhe antiperspiranti nuk mund të ndryshojë rritjen apo trajektoren e qimeve në gjëndrrën e qimeve.

Përveç kësaj, antiperspiranti dhe deodorant mund të shkaktojnë irritim serioz në hapësirat e ndjeshme të lëkurës si ato në zonën e bikinive dhe këto duhet të mbahen sa më shumë larg sipërfaqeve me lagështi mukozale. “Mënyra më e mirë është padyshim heqja e qimeve me lazer” – ajo mund të trajtojë njësoj si qimet normale por edhe ato që rriten përbrenda pasiqë lazeri njeh pigmentin e qimeve pavarsisht a është mbi apo nën sipërfaqen e lëkurës si dhe trajtimi me eksfoliant të lehtë dy apo tri herë në javë./femra.net/